Duele të zjarrta në Ligën e Evropës

13 prill 2023 | 11:24

Pas Ligës së Kampionëve, sonte në mbrëmje do të jetë radha e Ligës së Evropës me duele shumë interesante. Në orën 18:45 vjen përsëritja e finales së Ligës së Konferencës, sezonin e kaluar që u luajt në Tiranë mes Feyenoord dhe Romës.

Holandezët kanë një mundësi të artë për hakmarrje dhe në këtë sfidë vijnë në momentin më të mirë të tyre. Kryesuesit e Eredivisies janë në rrugën e duhur për të triumfuar në kampionatin holandez. Në anën tjetër, Roma kërkon të triumfojë sërish në një kompeticion evropian që për nga rëndësia vlen më shumë se Ligës së Konferencës.

Në orën 21:00 do të luhen edhe dy sfida të tjera interesante. Manchester United sfidon Sevillan, një kundërshtar që ka një ecuri fanastike në këtë kompeticion. “Djajtë e Kuq” synojnë të fitojnë një tjetër trofe në Ligën e Evropës, por nuk do të jetë aspak e lehtë pasi përballë në çerekfinale do të kenë ekipin ekspert të këtij kompeticioni.

Në të njëjtën orë do të luhet edhe Juventus-Sporting. Italianët pësuan humbje në sfidën e fundit në Serinë A përballë Lazios dhe tani kualifikimi në Ligën e Kampionëve mbetet shumë i vështirë për t’u arritur nga kampionati. Prandaj rruga e vetme mbetet triumfi në Ligën e Evropës, që mungon prej vitit 1993.

Por për skuadrën e Allegrit nuk do të jetë aspak e lehtë pasi përballë do të ketë skuadrën që eliminoi Arsenalit. Portugezët treguan karakter përballë kryesuesve të Premier Ligës dhe ia dolën mbanë falë penalltive.

 

Image

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti analizoi sfidën e parë…