‘Dugi’ lë Dukagjinin, shkon te Besa

02 korrik 2019 | 14:01

Mesfushori Dugagjin Gashi ka vendosur për të ardhmen e tij. “Dugi” është larguar përfundimisht nga Dukagjini i Klinës dhe ka vendosur të rikthehet në skuadrën e zemrës, Besën e Pejës.

Marrëveshja në mes Gashit dhe Besës arritur, kurse zyrtarizimi do të bëhet gjatë ditëve të ardhshme. Krahas këtij futbollisti, Besa pritet të bëjë edhe transferime të tjera me synim për tu rikthyer në IPKO Superligë.

“Dugi” ka luajtur edhe për Vëllaznimin, Feronikelin, Drenicën dhe Istogun.

 /Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NjKDNj),…