Dugolli: Bekë Berisha ndezi cigare në komision, më kërcënoi verbalisht

06 qershor 2023 | 14:13

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar kryetarin e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, se ka kërcënuar verbalisht deputetin e kësaj partie, Enver Dugolli.

Ky i fundit, ka thënë se Berisha në komision ka ndezur cigaren.

Madje, Dugolli ka thënë se Berisha nuk pranuar ta fikë edhe pse një gjë të tillë ia ka kërkuar deputetit Dimal Basha.

Më tutje, Dugolli ka thënë se Berisha e ka humbur arsyen, duke e kërcënuar në prezencë të policisë se “vetëm je i sëmurë e keq me shëndet se ta kisha treguar vendin këtu”.

“Dua të ju njoftoj se kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha, ku fillimisht bëri shkelje ligjore duke ndezur cigare në ambiente të mbyllura të Kuvendit të Kosovës dhe në momentin që mori vërejtje nga deputeti Dimal Basha që ta fik cigaren, por lere që nuk e fiki cigaren, por bëri një sjellje të një njeriu të fortë. Filloi ta humb arsyen dhe që në momentin nuk mori përgjigje nga drejtori i policisë, dhe ma dha fjalën më kërcënoi verbalisht në prezencë të policisë dhe anëtarëve të komisionit me fjalët se ‘vetëm je i sëmurë e keq me shëndet se ta kisha tregu vendin këtu’ që ishte kërcenim verbal”, ka thënë Dugolli.

Më tutje, Dugolli ka paralajmëruar se do t’i ndjek hapat e mëtutjeshëm ndaj Bekë Berishës, raporton “EO”.

“Për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm ndaj deputetëve të komisionit, unë do t’i ndjek procedurat e duhura parlamentare dhe do t’i drejtohem kryetarit të Kuvendit dhe Kryesisë së Kuvendit për adresimin e masave disiplinore ndaj Bekë Berisha”, ka thënë Dugolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombet e Bashkuara parashikojnë që deri në vitin 2100, çdo…