Duhet të ristrukturohet kabineti qeveritar
Njohësi i çështjeve politike, Naim Rashiti, ka bërë me dije se duhet të ristrukturohet kabineti qeveritar.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky ristrukturim nënkupton kthimin Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Ministrisë së Ambientit, Ministrisë së Administratës Publike dhe ndarjen e politikave financiare nga shërbimet sociale.
Sipas tij, këto do të kërkohen në mënyrë eksplicite nga BE-ja nëse Kosova dëshiron të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Postimi i plotë i Rashitit:
Qeveria e Kosovës duhet te ristrukturojë kabinetin dhe shtrijë siç duhet qeverisjen sektoriale:
-Të kthehet Ministra e Integrimeve Evropiane
– Të kthehet Ministria e Ambienitit e cilat duhet te ristrukturohet dhe fuqizohet per tu marrë me zhvillimin e politikave dhe projektveve per mbrojtjen e ambientit dhe Agjendat e të ardhmës (Gjelbërt)
– Të rikthehet Ministra e Adminstrtratës Publike dhe bëjë e bartë reformat e rëndësishme
– Të ndahen politikat financiare nga to të shërbimeve sociale dhe të punës
– Të vendoset drejtë inovacioni dhe zhvillimi
Sa më herët më mirë. Nëse dikush mendon për përafrim me BE-në apo procesin e përgatitjes për aplikim për statusit e kandidatit për anëtarësim në BE, duhet sa më parë të bëjë këto ndryshime.
Këto edhe do të kërkohen në mënyrë eksplicite nga BE-ja nëse Kosova i bën kërkese për aplikim.
Prandaj një ristrukturim i tillë e lejon qeverinë të bëjë punën më mirë, sektorët të forcohen e politikat integruese të zvhillohen më mirë!



