Duka: Ditë e veçantë për Tiranën, ta shijojmë këtë finale

24 maj 2022 | 12:40

Tirana do të mirëpresë finalen e Ligë së Konferencës, teksa do të përballen Roma dhe Feyenoordi. Gjatë ceremonisë së prezantimit të trofeut të këtij kompeticioni, ka folur presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka deklaruar që ky event të mos jetë i fundit për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Mirë se keni ardhur në këtë event të rëndësishëm. Sot është një ditë e veçantë për mua, për Lorikun, për Erionin që prezantojmë për herë të parë trofeun e parë të Ligës së Konferencës. Ditë e veçantë për Tiranën sepse e pret trofeun për herë të parë. Uroj që ne me sjelljen tonë t’i bëjmë sërish të huajt të vijnë sërish në kryeqytet. Sot është një ditë e bukur për futbollin shqiptar që pas një pune voluminoze arriti një objektiv madhor që të ketë një trofe të rëndësishëm. Uroj që të gjithë bashkë, holandez, italianë, shqiptarë që jemi mikpritës ta shijojmë këtë aktivitet dhe këtë finale. Të mos jetë i fundit për ne shqiptarët. I uroj suksese Romës dhe Feyenoordit dhe uroj që të dy ekipet ta zbukurojnë më shumë këtë festë duke dhuruar më shumë spektakël dhe ‘fair-play’”, ka përfunduar Duka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, i cili…