Duka: Ndarja me Kosovën është keq për Shqipërinë, kemi më pak alternativa

17 shtator 2018 | 17:31

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për Kombëtaren e Kosovës dhe ndikimin e saj në atë të Shqipërisë .

Kosova në futboll ka filluar shumë mirë në Ligën e Kombeve, ku ende nuk ka pësuar humbje, me barazimin në Azerbajxhan dhe fitoren në Prishtinë kundër Ishujve Faroe.

Përfaqësuesja e Kosovës është renditur në mesin e pesë vendeve që nuk kanë pësuar humbje, në ndeshjet që janë zhvilluar brenda konfederatës së vet, atë të UEFA-s.

Kosova ka fituar kundër Shqipërisë, Burkina Fasos, Madagaskarit, ka barazuar me Azerbajxhanin dhe ka fituar kundër Ishujve Faroe. Përpos Kosovës, Spanja, Ukraina, Rumania dhe Andorra janë kombëtaret që nuk ka pësuar humbje në vitin 2018.

“Do të kishim më shumë alternativa, normale që ka ndikuar”, ka thënë Armand Duka për “Supersport” pas pyetjes së bërë për ndikimin e Kombëtares së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karim Benzema ka insistuar se Real Madridi është favoriti kryesor…