Duka: Reja do të jetë sërish trajneri i Shqipërisë

19 nëntor 2019 | 14:12

Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, presidenti i FSHF-ës, Armand Duka, ka theksuar se Edy Reja është trajneri i duhur për t’i besuar sërish stolin e përfaqësueses kuqezi.

“Mendoj se do të jetë sërish Reja trajneri i Shqipërisë, do të flas më të, nuk kam pasur kurrë dyshime mbi këtë pjesë. Më vjen keq vetëm si shkoi përballë Andorrës, të gjithë bëmë gabim që menduam se ishte një ndeshje e thjeshtë, mbase të gjithë e kishim mendjen tek stadiumi”, ka thënë Duka.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar…