Dukagjin Pupovci: SBASHK-u nuk ka të drejtë të kërkojë pagesë shtesë për orët plotësuese

25 qershor 2021 | 23:04

Zëvendësministri i arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se SBASHK-u nuk ka të drejtë të kërkojë pagesë shtesë për orët plotësuese.

“Këto orë faktikisht mbahen sipas rregullit dhe në kohën kur situata nuk është e tillë çfarë ka qenë dhe ne kemi konsideruar se nuk ka nevojë për aplikimin e pagesave shtesë”, ka thënë Pupovci , në RTV 21.

Tutje, Pupovci ka shtuar se pagat e mësimdhënësve nuk janë pagesë e ulët dhe se janë të krahasueshme me rajonin.

“Në raport me nivelin e të ardhurave në vend, pagat e mësimdhënësve bëjnë pjesë në mesin e pagave solide, këto paga janë rritë shumë gjatë dekadës së kaluar”, ka shtuar tutje zëvendësministri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe AgroKosova Holding kanë organizuar…