Dukagjini ndali Gjilanin, Llapi pa problem e mposhti Feronikelin

30 tetor 2021 | 18:50

Dukagjini ka barazuar me Gjilanin 1-1, në kuadër të javës së 10-të në Superligën e Kosovës.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Ahmed Januzi në minutën e 34-të, teksa me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Gjilani e barazoi ndeshjen nëpërmjet Gerard Prognit, teksa i njëjti lojtar më pas e humbi penalltinë në minutën e fundit të lojës.

Gjilani pas këtij barazimi kalon në pozitën e tretë me 21 pikë pas 12 ndeshjeve, teksa Dukagjini gjendet në zonën e rrezikshme me 11 pikë.

Llapi ka fituar kundër Feronikelit me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 10-të në Superligën e Kosovës.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Rivera në minutën e 39-të, teksa kishte raste të tjera nga të dy anët, por nuk kishte gola.

Në pjesën e dytë, Llapi shënoi edhe njëherë me anë të Valmir Veliut në minutën e 62-të, me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja.

Llapi pas kësaj fitore kalon në vendin e pestë me 15 pikë, teksa Feronikeli mbetet në pozitën e fundit me 10 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka shpërdoruar epërsinë e dyfishtë duke barazuar 2-2 në…