Duke cituar një poet të madh, Bideni i jep fund luftës tregtare me BE-në

15 qershor 2021 | 15:57

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka dhënë fund një fronti të luftës tregtare të epokës së Trumpit, kur është takuar me udhëheqësit e BE-së të martën, duke arritur “armëpushim” për një mosmarrëveshje transaltantike rreth përkrahjes financiare për aeroplanët, e cila kishte nisur 17 vjet më parë.

Duke e cituar poetin e famshëm irlandez, William Butler Yeats, në fillim të samitit të tij të parë ShBA – BE si president, Bideni gjithashtu ka thënë se bota është duke ndërruar dhe se demokracitë perëndimore duhet të bëhen bashkë.

“Bota ka ndryshuar, ka ndryshuar tërësisht”, ka thënë presidenti amerikan me prejardhje irlandeze, duke e cituar poemën “Easter 1916”, në komentet që kishin të bënin me temat e udhëtimit të tij 8-ditor nëpër Evropë: rritja e Kinës, pandemia e koronavirusit dhe ndryshimet klimatike, shkruan “Reuters”.

I ulur në një tavolinë të rrumbullakët në selinë qendrore të BE-së me zyrtarë amerikanë, ai u ka thënë udhëheqësve të institucioneve të Bashkimit Evropian se BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara duke punuar së bashku janë përgjigjja më e mirë për t’u ballafaquar me këto ndryshime, të cilat, sipas tij, sjellin shqetësim të madh.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka paralajmëruar një aksion, i cili do…