Duke e injoruar UÇK-në tentojnë ta rishkruajnë historinë e lirisë sonë

10 prill 2021 | 08:43

Reagim ndaj presidentes Vjosa Osmani, për mospërmendje të UÇK-së në përvjetorin e Betejës së Koshares, ka bërë edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Krasniqi thotë se të mjerë janë të gjithë ata që mendojnë se lavdia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mund të zbehet duke mos e përmendur emrin e saj në përvjetoret e betejave titanike të ushtarëve të saj.

Sipas nënkryetarit të Kuvendit, UÇK s’ka nevojë për të gjallët për t’u lartësuar, por shton se turpi është i atyre që duke e injoruar UÇK-në tentojnë ta rishkruajnë historinë e lirisë sonë.

Reagimi i plotë nga Memli Krasniqi:

Te mjere jane te gjithe ata qe mendojne se lavdia e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves mund te zbehet duke mos e permendur emrin e saj as ne pervjetoret e betejave titanike te ushtareve te saj.

UÇK s’ka nevoje per ne te gjallet per t’u lartesuar se ate e ka lartesuar sakrifica e atyre qe dhane jeten nen emblemen e saj.

Nuk mund ta nençmojne kalimtaret ate qe e ka lartesuar historia. Por, turpi eshte i atyre qe duke e injoruar UÇK-ne tentojne ta rishkruajne historine e lirise sone.
#LiriaKaEmër #UÇK.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se vendi ynë do…