Duke i treguar botës të vërtetën e lirisë sonë…

01 maj 2023 | 21:20

Elez Osmani

(Veprimtaria e Prof. dr. Nusret Pllanës për ta  bërë të ditur gjenocidin serb ndaj shqiptarëve)

Intelektuali Nusret Pllana është autor i dhjetëra veprave publicistike dhe shkencore që flasin për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I veprave që flasin për ecjen shekullore të popullit shqiptar në luftë për liri. I studimeve që flasin për Aleancën e Atlantikut, që i bëhet krahë luftës çlirimtare të Kosovës.

Për herë të parë në histori, falë angazhimit të përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Evropa i kthen sytë nga përpjekjet e popullit shqiptar për të jetuar të lirë dhe në një shtet etnik. Studimi i tij për ndërhyrjen e NATOS gjatë Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përherë të parë ushtrinë shqiptare e bën këmbësorinë e Aleancës më të madhe ushtarake të botës. 

Profesor Nusret Pllana është autor i dhjetëra filmave dokumentar që kanë për temë heroizmin e Dëshmorëve të Kombit, të cilët nuk kanë kursyer as jetën, vetëm për të jetuar të lirë. 

Prof. dr. Nusret Pllana përveç temave të tjera, është ndër të vetmit që është marrë edhe me gjenocidin serb ndaj fëmijëve shqiptarë të Kosovës. 

Në veprën e tij, ai ka shënuar me emër dhe mbiemër, me foto dhe me fjalë, tragjedinë e 1432 fëmijëve të Kosovës, të cilët do të ishin 1432 familje të së ardhmes së Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi. 

Pra, popullit shqiptar, i mungojnë nga tmerri i gjenocidit serb 1432 familje dhe askush deri sot nuk është përballur as me drejtësinë e shqiptarëve, as me atë botërore. 

Kjo është njëra anë e veprimtarisë së madhe të veprimtarit, të luftëtarit dhe të intelektualit Nusret Pllana, për veprat e të cilit po flasim sonte këtu, në shtëpinë e madhe të VATRËS së shqiptarëve.

Në të njëjtën kohë, ky folës i parë dhe e i paharrueshëm i Radios Kosova e lirë, me atë fjalinë hapëse të atij emisioni: Ju flet Kosova e lirë! Ju flet Kosova e lirë!, i ka dhënë zë luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar. Ne një kohë kur nga Radio-Televizioni  i Pishtinës,  ishim të përzenë, nga forcat serbe, dhe çdo natë na drejtohej Hajrie spikerica siç e quanim ne .

Në anën tjetër, prof. dr. Nusret Pllana ka shumë vjet që është duke bredhur nëpër të gjitha kontinentet e globit për ta bërë të ditur përmasën e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, në një luftë të padrejtë dhe të pabarabartë, ngase asnjë institucion politik e shtetëror në Kosovë nuk e ka bërë këtë punë.

Nusret Pllana ka dorëzuar veprat e tij për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, edhe në Bibliotekën e Kongresit Amerikan, edhe në bibliotekat e humë vendeve të tjera në SHBA, në Kanada, në Australi, dhe kudo nëpër Evropë, deri edhe në Parlamentin evropian. Një punë e këtillë, as nuk bëhet pa para, a nuk bëhet vetëm, por as nuk realizohet pa ju bërë krahë edhe të tjerët, ata që e vlerësojnë drejtë angazhimin  tij, ata që kanë dhënë diçka për luftën tonë për liri, si dhe ata që kanë dije dhe ia japin një ndihmë për të dalë sa më mirë një vepër e caktuar. 

Prof. dr. Nusret Pllana, po ashtu është organizator i disa ekspozitave ku shpalohet e gjithë tragjedia e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Mirëpo, ajo Evropë që ishte bërë aviacioni luftarak i UÇK-së, kur vinte puna për të hapur ekspozitën për gjenocidin serb, nuk lejohej nga administrata botërore e UNMIK-ut, me arsyetime banale, se tashti nuk duhet të merremi me të kaluarën, por duhet të shohim nga e ardhmja. Si mund të shihet e ardhmja, kur harrohet e kaluara. Bota e mençur ka thënë, se ai popull që e harron të kaluarën, ajo i përsëritet. 

Ky angazhim i Prof. dr. Nusret Pllanës, kjo punë e palodhshme e tij, ky vrap nëpër dyert e botës për t’ia bërë të ditur gjenocidin që ka ndodhur mbi shqiptarët, edhe mbi ardhmërinë e tyre, vrasjen dhe zhdukjen e fëmijëve, nuk mund të matet me asgjë. Sepse këtë angazhim, do të duhej ta bënte secila qeveri e Kosovës, do të duhej ta bënte Akademia e Shkencave dhe Institutet shkencore në Kosovë. 

Në mungesë të tyre, po e bën edhe sot e gjithë ditën, që sa e sa vjet, thuajse fill i vetëm Prof. dr. Nusret Pllana.

Kur i referohemi historisë kuptojme se pikërishtë nga Vatra kane buru ide per te mirën e shqiptarisë, kujtoj se është mirë, që edhe me këtë rast te bejmë një apel kundër  punës së pa kuptimtë qe behët në Hagë. Do ishte mirë qe e dhe ata qe kanë depozitua akuzat e tyre,ti terhjekin per te miren Kosoves .Po permendi rastin e z.Kabashi, tërhjekjen e tij, pikerishtë në Hagë,dhe doli faqebardhë  

Ta kujtojmë Pajtimin e Madhë te Verrat e Llukës, ku u falen mbi 1000 gjaqe. Kishte familje qe për të mirën e Kosovës fali kater gjaqe… . 

Kjo nuk do te thot, se ne nuk kemi respekt per viktimat tona, por burr i fortë është ai qe falë, dhe Pajtimi është hajr, thuhet ne Kuran.Ndërsa ne, për ta, ruajmë nderimin dhe respektin më te thellë.Ne do ti pleqnonim vetë ato raste,ashtu siç bëri i ndjeri Anton Çetta, e jo te na gjykojnë,sipas akuzave te prokurorit serb dhe Drecunit.

Edhe një here, respekt dhe nderim për punën, angazhimin dhe mundin e tij në shërbim të lirisë së Kosovës dhe në shërbim të së vërtetës historike të lirisë së Kosovës dr.Nusret Pllanës dhe të gjithve që punojnë në këtë drejtim!

New York, 27 prill 2023

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon t’i kushtojë vëmendje të…