Dumoshi reagon për aksidentin e ministres: Viktima është vajzë, pse nuk po e tregoni gjininë drejt?

11 prill 2022 | 11:41

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka reaguar ndaj raportit të Policisë së Kosovës për aksidentin e djeshëm ku ministrja Rozeta Hajdari kishte goditur me veturë një fëmijë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Dumoshi ka thënë se viktima në këtë rast është një vajzë e lindur në vitin 2012, deri sa në raportin e policisë viktimës i referohen si gjini mashkullore.

“Policia…Viktima është vajzë e lindur në vitin 2012. Cili është shkaku që edhe gjinin nuk e tregoni drejt? I uroj shërim të shpejt. Rozeta Hajdari, gënjeshtra në raste të tilla është mëkat!”, ka shkruar ajo.

Aksidenti i ministres Hajdari ka nxitur mjaft shumë reagime, duke kërkuar edhe shkarkimin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Libri “UÇK përballë shpifjeve”, është një analizë për të treguar…