Duranti e mendon pensionimin

13 qershor 2018 | 14:08

Sapo ka fituar titullin e dytë kampion radhazi në NBA me skuadrën e Golden States, por Kevin Durant duket se po mendon edhe për të ardhmen ose, më saktë, për periudhën se kur do ta lërë sportin e basketbollit.

Në një intervistë për ESPN, ylli i Warriorsit ka bërë me dije se në moshën 35-vjeçare do të largohet nga sporti. Në kuotën e 20 913 pikëve, Duranti është një nga kandidatët për ta kaluar kuotën e 38 387 pikëve të legjendës Kareem Abdul-Jabbar, por duket se lojtari nuk ka qejf të flasë për rekorde.

“Rekordi nuk më intereson. Do të largohem nga basketbolli atëherë kur të kuptoj se do t’i kem arritur dhe do t’i kem fituar të gjitha ato që kam synuar”, ka thënë Duranti, që u lë të kuptojë fansave të tij se kur të tërhiqet nuk do të ketë më asnjë arsye për të luajtur.

“Në moshën 35-vjeçare besoj se kam moshën e duhur për t’u diplomuar, pasi kam studiuar shumë”, ka deklaruar Duranti, aktualisht 29-vjeçar. Për sa i përket karrierës pasi të lërë sportin, shton: “Mund të bëhem trajner, ndoshta menaxher ose të kem një skuadër timen”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomati austriak dhe ish-zëvendësemisari i OKB-së për statusin e Kosovës,…