Durmishi: Para pak çastesh u lëshua uji në bypassin e Ibër-Lepencit, do të ketë ujë mjaftueshëm për KEK

07 dhjetor 2024 | 20:42

Hysen Durmishi, zëvendësministër i Infrastrukturës, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është lëshuar uji në bajpasin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ai ka bërë të ditur edhe se pas kësaj do të ketë ujë mjaftueshëm edhe për KEK-un edhe KRU-të.

‘‘Për më pak se një javë është ndërtuar dhe funksionalizuar komplet bajpasi në kanalin e Ibër Lepencit.

Para pak çastesh e lëshuam ujin në bajpas. Tani do të ketë ujë të mjaftueshëm edhe për KEK-un e edhe për KRU-të.

Që nga java tjetër do të fillojmë sanimin e përhershëm të kanalit’’, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria izraelite thotë se po ndihmon forcat e OKB-së në…