Duro kërkon Kupën me Dritën

20 dhjetor 2018 | 12:07

Trajneri Shpëtim Duro ka treguar se në fillim kishte hezitim për ta pranuar ofertën e Dritës nga Gjilani. Ai për “Supersport” ka konfirmuar se tash me këtë skuadër e synon trofeun e Kupës.

“E kisha me mëdyshje marrjen e Dritës në ato momente. Ishte moment i vështirë, kishte shumë diferencë me kryesuesit dhe kishte fituar titullin një vit më parë. Deri në këto momente jam pjesërisht i kënaqur. Fituam shumë ndeshje fillimisht, por rivalët nuk ndaluan. Jemi jashtë luftës për titull, por jemi në garë për Kupën dhe jemi të përqendruar tek ai trofe”, ka thënë Duro, duke shtuar: “Kosova tani vonë luan në Evropë. Nuk krahasohet me nivelin e infrastrukturës me Shqipërinë. Është pozitive që ndeshjet transmetohen. Ka shumë futbollistë dhe e them me bindje se do të ecin shumë në aspektin e rezultateve”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prezantimin e dizajnit preliminar për Autostradën Prishtinë - Merdare,…