Dushku e përfaqësoi FBK-në në Kongresin e FIBA-s në Manila

28 gusht 2023 | 13:24

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku e ka përfaqësuar FBK-në në Kongresin e FIBA-s, që është mbajtur në Manila më 23 e 24 gusht, ku është zgjedhur Presidenti dhe Bordi Qendror i ri i FIBA-s.

Krahas Kongresit, Dushku ka marrë pjesë edhe në hapjen solemne të FIBA Kampionatit Botëror, që është organizuar më 25 gusht në Manila me një atmosferë të paharruar. Gjithashtu Dushku ka pasur rastin të shikoj nga afër dy ndeshje të Botërorit, Angola – Italia dhe Republika Dominikane – Filipine.

Në këtë të fundit është thyer rekordi i shikueshmërisë në një Botëror të basketbollit me 38,115 shikues të pranishëm në palestrën që zë 50,000 shikues, “Philippine Arena”. Dushku ishte edhe pjesë e Punëtorive të organizuara nga FIBA në kuadër të Kongresit me temat: Vajzat dhe Gratë në Basketboll, Integriteti në Basketboll dhe Përgatitja e Planeve Strategjike për Federatat Nacionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka njoftuar se deri më…