Duzhnja dhe Babajt e Bokës mbështesin projektin e PDK-së

06 tetor 2021 | 23:58

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjakovë me kryetar Hajdar Beqën, kanë vazhduar fushatën zgjedhore derë në derë e shtëpi në shtëpi, duke kërkuar mbështetje për projektin e kandidates për kryetare të Gjakovës, Arbënesha Kuqin.

Deputeti Beqa së bashku me kandidaten për kryetare të Gjakovës, Arbënesha Kuqin dhe kandidatin për asamble komunale Myhedin Zenelin, kanë prezantuar programin qeverisës të PDK-së për komunën e Gjakovës.

Beqa ka kërkuar mbështetjen e projektit të PDK-së dhe votën e qytetarëve të Duzhjes dhe Babajve të Bokës pë kandidaten për kryetare Arbënesha Kuqin dhe kandidatin për asamble, Myhedin Zenelin duke votuar listën zgjedhore #177 dhe numrin #10.

Postimi i plotë i Beqës:

Pritje madhështore nga banoret e Duzhnjës dhe Babaj të Bokes për projektin e Partisë Demokratike të Kosovës për Gjakoven.

Bashkë me Kryetaren e ardhshme të Gjakovës dhe asmbleistin e ardhshëm Myhedin Zeneli, takuam banoret e kësaj treve të Rekës se Keqe, të cilët përballen me probleme esenciale infrastrukturore.

Me Arbëneshen Kryetare, e Myhedinin në Asamble, kjo treve do ta ndjejë në praktikë doren e qeverisjes lokale, duke zgjidhur problemet infrastrukturore dhe problemet e tjera qe përballen çdo ditë banoret.

#gjakovanabashkon #pdk177.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen…