Dy afaristë shqiptarë në Gjermani dhurojnë 300 bileta falas për të parë meqin e boksierit Altin Zogaj

09 qershor 2023 | 22:54

Albert Bucolli, pronar i kompanive shqiptare në Stuttgart të Gjermanisë “KÖNIGS – VILLEN Immobilien GmbH” dhe “Bucolli Maler&Stuckateur GmbH” ka bërë të ditur përmes faqes zyrtare në “Facebook”, se ai së bashku me një afarsit tjetër i cili ka dëshiruar të mbetet anonim do të ofrojnë 300 bileta falas për bashkatdhetar, për të mbështetur boksierin nga Komorani i Drenicës, Altin Zogajn. Bucolli ka njoftuar se përparësi për tu pajisur me bileta gratis kanë familjet e dëshmorëve, ish-ushtarët e UÇK-së dhe persona me nëvoja të veqanta.

“Përparësi kanë familjet e dëshmorëve, ish ushtarët e UÇK-së dhe persona me nëvoja të veqanta”, ka shkruar ndër tjera Albert Bucolli.

Kujtojmë që Altin Zogaj do të boksoj për titullin e Evropës në IBO, më 17.06.2023 në Stuttgart.

Njoftimi i plotë i Bucollit:

Bashkatdhetar të nderuar, për sfidën e radhës të shokut Altin për titullin e kampionit të Evropës në IBO, ne si kompani dhurojmë 300 bileta falas, të cilat janë nga një bashkatdhetar, që dëshiron të mbetet anonim.

Përparësi kanë familjet e dëshmorëve, ish ushtarët e UÇK-së dhe persona me nëvoja të veqanta.

Të interesuarit të lajmërohen tek unë, qoftë në inboks ose përmes telefonit.

Në përkrahje të Altinit për fitoren e madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli…