Dy dekada në kërkim të së vërtetës për vëllezërit Ramadani. DERI KUR..

26 prill 2026 | 17:02

Shkruan: Astrit Gashi 

Sot, pas më shumë se dy dekadash, po i rikthehem sërish te rasti “Hajra” një prej ngjarjeve më makabre të pasluftës në Kosovë. Por, sa herë që shkruaj për këtë tragjedi, mendja nuk më shkon te krimi që tronditi vendin, por te një tjetër krim që u gatua në zyrat e UNMIK-istanezeve që montuan rastin.

Sot kur po shkruaj ende i kam ende para syve, atë grup djemsh në sallën e gjyqit në Gjilan. Të rrethuar nga policë të Indisë e Bangladeshit, të cilëve nuk ua zgjidhnin duart as brenda tempullit të pretenduar të drejtësisë, ata djem nuk i ngjanin asgjëje tjetër pos pengjeve të një procesi të montuar. Ishte një skenë që ulërinte padrejtësi, e dirigjuar nga prokurori tashmë famkeq, Maurizio Salustro që kishte mision jetesor të njelloste UÇK-në

Aë ditë, së bashku me Vahide Brahën dhe Faton Ramadanin, kishim shkuar në Gjilan. Por profesioni im nuk mund të qëndronte indiferent ndaj poshtërimit. Kur pamë se si policët ndërkombëtarë dëgjonin përkthim simultan, ndërsa neve gazetarëve na u mohua ky mjet elementar, revolta shpërtheu. Së pari Luljeta Humolli, e pas saj edhe unë, gjuajtëm dëgjuesit e prishur para këmbëve të Salustros. U përjashtuam nga seanca, por ai akt ishte vetë zëri i një të vërtete që po mbytej. Aty u binda se ishte proces i montuar.

Kthimi në Drenas ishte një marshim drejt rezistencës mediale. Si mik i kryetarit të atëhershëm mikut Gani Sylaj dhe drejtorit Agim Kastrati, propozova diçka që atëherë ishte akt guximi që në revistën e qytetit “Realiteti”, djemtë e akuzuar padretsisht t’i paraqitnim ashtu siq ishin në të vertete si çlirimtarë në një kalendar.për fundvitë.

Edhe pse kisha dorë të lirë si një nga autorët më të lexuar për shkak të qëndrimeve të mia kritike ndaj administratës ndërkombëtare, ky ishte një projekt i përbashkët për mbrojtje vlerash. Me mbështetjen e Ismail Dibranit, udhëheqësit të qendrës rinore, ne botuam kalendarin ku Burimin dhe Arsimin i vendosëm në qendër. Revista u shpërnda për 15 minuta populli e njihte të vërtetën e ditnte se keta djeme janë çlirimtar!

Sot, koha po më jep të drejtë. Arsim dhe Burim Ramadani, pjesëtarë të njësisë elitë të UÇK-së, ishin viktima të një skenari që synonte njollosjen e vlerave tona sublime. Është inkurajuese që edhe dje, figura si kryetari aktual Ramiz Lladrovci dhe kryeministri aktual Albin Kurti kishin kerkuar që ky rast të kthehet në rigjykim.

Vitet e humbura në qeli dhe vuajtjet e familjes Ramadani nuk mund të kthehen, por dinjiteti i tyre duhet të rregullohet me ligj. Shteti i Kosovës ka detyrimin moral dhe juridik që të kthejë rastin në rigjykim mbi bazën e provave të reja dhe dëshmive për ndërhyrje në proces.

Të dëmshpërblejë të dëmtuarit nga ky proces i montuar, të zbardhë fajtorët e vërtetë që fshihen pas asaj nate të errët në “Urën e Lanëvë.
Edhe pse legjislativi dhe gjyqësori janë të ndarë, Prokuroria e Shtetit nuk mund të qëndrojë spektatore përballë provave të pakontestueshme se njerëz brenda sistemit kanë manipuluar këtë proces.

Arsim dhe Burim Ramadani janë të pafajshëm. Ky nuk është më vetëm opinioni im dje , sot por kjo është e vërteta që po pret vulën e fundit të një shteti të pavarur për të cilin derdhem gjak!

DERI KUR……

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në historinë shpirtërore dhe kulturore të veriut shqiptar, pak figura…