Dy derbi në basketboll

25 janar 2019 | 10:26

Xhiroja e XVI në Superligën e Kosovës në basketboll veçohet me dy ndeshje mjaft interesante që zhvillohen në Gjakovë dhe Mitrovicë.

Të shtunën me fillim nga ora 17:00 në Gjakovë, Rahoveci është nikoqir i Bashkimit në palestrën “Shani Nushi”, ndeshje kjo në të cilën pritet të mos mungojë rivaliteti. Rahoveci aktualisht është në pozitën e tretë me 15 pikë, me 10 fitore e 5 humbje, kurse Bashkimi është në vendin e pestë me 7 fitore e 8 humbje. Të shtunën në program është edhe dueli në mes të Z Mobile Prishtinës dhe Lipjanit, takim ky që luhet me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. “Bardhekaltrit” kryesojnë në renditjen tabelore ku nga 15 ndeshje kanë po aq fitore, kurse Lipjani është në pozitën e shtatë me 2 fitore e 13 disfata.

Ndërkaq të dielën me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet derbi tjetër i kësaj xhiroje, ai në Mitrovicë në mes të Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, ndeshje kjo e cila pritet të sjellë rivalitet të madh në parket. Mitrovicasit aktualisht janë në vendin e katërt me 7 fitore e 8 humbje, kurse ekipi nga Suhareka zë pozitën e dytë me 10 fitore e 5 humbje. Me duelin në mes të Ponte Prizrenit dhe AFK Borea që do të luhet të dielën me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren përmbyllet xhiroja e XVI në elitën e basketbollit të Kosovës.

Ponte Prizreni renditet në pozitën e gjashtë në renditjen tabelore me 6 fitore e 9 humbje, kurse AFK Borea është në vendin e fundit me vetëm 3 fitore e 12 humbje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, ka ftuar institucionet…