Dy gjeneralët darkojnë bashkë

15 janar 2019 | 22:51

Komandant Remi dhe Gjeneral Sami Lushtaku kanë darkur së bashku sot në Hagë. 

Ata janë të parët që janë thirrur nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, të dëshmojnë për krimet e supozuara të luftës, shkruan Parrotlla.net.

Kanë qenë pikërisht edhe thirrjet e dërguara atyre, që i kanë bërë ata të paraqiten me dy ditë distancë nga njëri-tjetri.

Komandant Remi e ka kryer intervistën e tij ditën e hënë, më datë 14 janar, ndërsa Gjenerali pritet ta kryejë këtë proces ditën e nesërme. E duket se dy shokët e kanë shfrytëzuar prezencën në Hagë edhe që të darkojnë së bashku. 

Shokë në luftë, shokë në paqe, por edhe shokë në vështirësi të tjera të jetës, do ishte më së miri përshkrimi i këtyre fotove ekskluzive për Parrotlla.net.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grevë për pagat e personelit të sigurimit në tetë…