Dy helikopterë të ushtrisë amerikane përplasen në Kentucky

30 mars 2023 | 08:54

Dy helikopterë të ushtrisë amerikane Black Hawk thuhet se janë përplasur gjatë një misioni stërvitor mbi Kentucky.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur të mërkurën mbrëma.

Siç thuhet më tej, statusi i anëtarëve të ekuipazhit nuk dihej menjëherë, ka thënë zëdhënësja e ushtrisë Nondice Thurman.

Megjithatë, ajo nuk ka dhënë detaje për numrin e njerëzve që ishin në bord.

Ndërkohë guvernatori i Kentucky, Andy Beshear, ka shkruar në Twitter mund të ketë viktima dhe se Policia e Shtetit të Kentucky dhe Divizioni i Menaxhimit të Emergjencave të shtetit po i përgjigjeshin aksidentit.

Anëtarët e ekuipazhit po fluturonin me dy helikopterë Black Hawk që u rrëzuan rreth orës 10:00 të mbrëmjes (sipas kohës lokale).

Shkaku i rrëzimit është nën hetim.

“Komanda aktualisht është e fokusuar në kujdesin për pjesëtarët e shërbimit dhe familjet e tyre”, ka thënë më tej Thurman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vite më parë, në rajon ka qarkulluar një shkrim për…