Dy ilaçe që trajtojnë artritin po rezultojnë efikase edhe për Covid-19

08 janar 2021 | 13:45

Dy ilaçe që shërbejnë për të trajtuar artritin po rezultojnë efikase në zbutjen e simptomave dhe në shpëtimin e jetës së personave që përballen me sëmundjen e COVID-19.

Provat klinike në 6 shtete, zbuluan se medikamentet “Actemra” dhe “Kevzara” të kompanive farmaceutike zvicerane dhe franceze, “Roche” dhe “Sanofi”, ulën me 8,5 % , vdekshmërinë nga koronavirusi dhe shkurtuan me një javë kohën e trajtimit intensiv.

Edhe pse dy ilaçet e reja kushtojnë nga 750, deri në 1 mijë paund për pacient, autoritetet në Britani thonë se vetë kurimi në spital i kushton vendit përditë 2 mijë paund, dhe terapia me këto medikamente përveç që ka leverdi financiare, shpëton 1 në çdo 12 njerëz që kurohen me to.

Londra nuk po ndal as fushatën e imunizimit të popullatës me vaksinat anticovid.

Dozat e para i kanë marrë rreth 1 milion e gjysëm britanikë, numër ky më i larti në Europë, ndërsa listën globale për banor e kryesojnë shtetet e Lindjes së Mesme, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni.

Rezervat me vaksina po i dyfishojnë edhe 27 vendet e Bashkimit Evropian./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi, ka thënë…