Dy kandidatë për drejtor të FSSh-së kalojnë testin me shkrim, njëri vjen nga FSK

24 maj 2024 | 23:06

Dy kandidatë për drejtor të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore kanë kaluar testin me shkrim.

Në konkursin për drejtor të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore kanë aplikuar tre kandidatë, Amir Keka, Enver Gërguri dhe Bujar Kaquri, shkruan Gazeta Shneta.

Dy të parët, Keka dhe Gërguri kanë marr pjesë në testin me shkrim ndërsa Kaquri është tërhequr.

Keka ka rezultuar i pari me 43.4 pikë, ndërsa kandidati Gërguri i cili vjen nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka dal i dyti me 22.2 pikë.

Kjo është hera e katërt që është shpallur konkursi për drejtor të këtij institucioni. Vitin e kaluar në nëntor ishte anuluar njëri nga konkurset pas reagimit të shoqërisë civile me dyshimet për kurdisje të konkursit.

‘Group for Legal and Political Studies’, Instituti GAP dhe ‘Institute for Development Policy’ (INDEP) kanë ngritur dyshimin se konkursi mund të jetë kurdisur për ndonjë kandidat, pikërisht për shkak të uljes së kriterit për përvojë menaxheriale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i rajonit spanjoll të Katalonisë, Carles Puigdemont ka kritikuar…