Dy klube italiane në kërkim të Iscos

12 prill 2021 | 09:56

Real Madrid po kalon momentin më të mirë të sezonit, ndërsa Isco po pret verën për të provuar një aventurë të re.

Fantazisti nga Malaga nuk bën pjesë prej kohësh në planet e trajnerit Zidane. Francezi nuk e konsideron më si titullar.

Drejtuesit e “Los Blancos” po kërkojnë të shesin 28-vjeçarin, për të cilin ka interesim nga Serie A. Juventusi dhe Milani e pëlqejnë prej kohësh, teksa vlera e kartonit sillet nga 20-30 milion euro. Në garë për Iscon është edhe Sevilla.

Dëshira e lojtarit andaluzian është të qëndrojë te Reali, por tundohet edhe nga transferimi në Itali. Isco përfiton 6 milion euro në sezon, një rrogë e përballueshme për dy klubet e njohura italiane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masat antiCovid-19 po vazhdojnë të mos gjejnë zbatim në Kosovë.…