Dy kushtet e ShBA-së për ‘Ballkanin e hapur’, Serbia t’i njohë si ndërkombëtarë kufijtë me Kosovën dhe Republikën Srpska

02 dhjetor 13:36

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nuk kanë hequr dorë nga “Ballkani i hapur”, por e mbështesin atë me dy kushte.

Zëvendësndihmëssekretari Gabriel Escobar, gjatë një diskutimi në Atlantic Council, ka thënë se Kosova aty duhet jetë krejtësisht e barabartë.

Diplomati amerikan ka thënë se Vuçiqi është zotuar se do ta pranojë këtë dhe se tani ShBA është duke e testuar zotimin e tij.

Po ashtu, Esobari ka thënë se Serbia duhet t’i njohë kufijtë me Republika Srpska-n dhe Kosovën Veriore si kufij ndërkombëtarë.

“Ballkani i hapur” nuk ka vdekur si ide, por që ta pranojnë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia duhet t’i plotësojë dy kushtet që i kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëvendësndihmës Sekretari Gabriel Escobar në një diskutim në Atlantic Council, ka theksuar se Kosova aty duhet të prezantohet pa ndonjë limitim siç është puna e fusnotës.

“Për ‘Ballkanin e hapur’ kemi thënë se e mbështesim vetëm nën dy kushte: njëri është që të jetë i hapur për të gjithë, i hapur për të gjithë si anëtar i plotë. Sfidat e CRM (Common Regional Market dhe RCC (Regional Cooperation Council) dhe mekanizmave tjerë është se vendosin limitime për anëatrësimin e Kosovës. Nuk duhet të ketë, ata duhet të jenë anëtar i plotë i të gjitha institucioneve. Kjo është një nga gjërat që duhet ta testojmë, duhet ta testojmë zotimin e Presidentit Vuçiq që Kosova të jetë anëtare e plotë dhe t’i pranojë dokumentet që i lëshon Qeveria e tyre [Kosovës]”, ka thënë Esobari.

Më tutje, Escobari ka theksuar se njohja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si kufi ndërkombëtar dhe Serbisë me Republika Srpska-n është kushti tjetër.

“Nëse në fillim janë bashkuar tre ose katër anëtarë [në Ballkanin e Hapur], atëherë kjo kërkon një diferencim ndërmjet një zone të tregtisë së lirë dhe zonës së lirë të kontrabandës, pra kontrolli  i kufijve. Kjo nënkupton që duhet t’i njohin kufijtë ndërmjet Serbisë dhe Republika Srpska-n dhe ndërmjet Serbisë dhe Kosovës Veriore si kufij ndërkombëtarë të rregulluar nga Serbia dhe tre vende anëtare të NATO-s”.

“Ajo që e them shpesh është se po përpiqeni ta bëjmë rajonin një Union ku duhet të jetoni si norvegjezët, çeket dhe francezët. Dhe nëse nuk mund të jetoni me fqiun tuaj është e vështirë t’ia bëni me dije BE-së  se jeni të aftë të bëheni pjesë e atij komuniteti. E ardhmja e rajonit është në demokracitë multietnike”, ka thënë Escobari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e tetë e Superligës së Femrave do të sjellë…