Dy kuvendet parlamentare duhet të fokusohen në tri fusha

27 nëntor 22:23

Njohësi i proceseve politike në vend, profesori, Milazim Krasniqi, ka komentuar mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve, të Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë.

Ai ka theksuar se mbledhja e sotme e përbashkët e të dy kuvendeve, vetvetiu është ngjarje e bukur.

“Si e tillë duhet të përjetohet. Ndërsa fjalimet që u mbajtën aty, e shprehin krizën e mendimit politik, kulturor e kombëtar në tërë hapësirat shqiptare. (Kam shkruar shpesh për gjendjen e tij, këtu nuk po e prish solemnitetin e postimit)”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Ai ka shtuar se pas kësaj ngjarjeje të bukur, Kuvendet duhet të fokusohen në tri fusha: fuqizimin e parlamentarizmit në dy shtetet tona, fuqizimin e atlantizmit në tërë hapësirat shqiptare dhe rikthimin e shqiptarizmit si frymë e si botëvështrim, në të gjitha nivelet e komunikimit dhe të veprimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti ushtarak dhe i mbrojtjes, profesor Michael Clarke ka folur…