Dy orë nga nisja e gjykimit, dëshmitarja e parë vazhdon dëshminë në seancë të mbyllur

11 prill 2023 | 12:54

Gati qe dy orë ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në seancën ku po bëhet dëgjimi i dëshmitares së parë.

Dëshmitarja e parë në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së, është një grua e po dëshmon në seancë të mbyllur.

Siç bëri të ditur në pjesën e pyetjeve të hapur, dëshmitarja ka dhënë dy herë dëshmi për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Më 4 prill 2023 ka filluar gjyqi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së pas më shumë se dy vjetësh.Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Ata po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…