Dy organizata ndërkombëtare u dalin në ndihmë të prekurve nga vërshimet në Mitrovicë

07 qershor 2023 | 15:01

Organizata “Help – Hilfe zur Selbsthilfe Kosovo” dhe Fondacioni “Z Zurich” të mërkurën kanë bërë dhurimin e pajisjeve elektro- shtëpiake për 28 familje të cilat janë prekur nga vërshimet në Mitrovicë.

Me rastin e dhurimit të këtyre pajisjeve mori pjesë drejtori i Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim, Elvis Feka dhe përfaqësuesja nga “Z Zurich Foundation”, Afërdita Gjoklaj.

Ky donacion përmbante mjete elektrike shtëpiake si: frigorifer, shporet elektrik, shporet me dru dhe rrobalarëse.

Me këtë rast, drejtori Feka ka falënderuar organizatën gjermane “Help” dhe Fondacionin “Z Zurich” për ndihmën e dhënë ndaj këtyre familjeve, si dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Xhudos së Kosovës ka organizuar demonstrimin e xhudos…