Kurti: Majlinda Kelmendi mbetet sinonim i suksesit (video)

07 qershor 2023 | 14:48

Federata e Xhudos së Kosovës ka organizuar demonstrimin e xhudos nga kampionia olimpike e xhudos, Majlinda Kelmendi, me ç’rast po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Në një fjalë rasti, Kurti ka thënë se Kelmendi mbetet sinonim i suksesit, njofton Klan Kosova.

“Majlinda në rrugëtimin e saj u bë simbol i shpresës dhe i përkushtimit në Republikën e Kosovës dhe anë e mbanë botës. Sot me kokën lart, Majlinda vazhdon të mbetet sinonim i suksesit për secilin prej nesh”, ka thënë Kurti. Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se nga viti i ardhshëm, mësimi i sportit të xhudos do të futet nëpër shkolla.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Partisë Socialiste të Serbisë njëherësh ministër i Punëve…