Dy persona të lënduar nga një vetaksident në Korreticë të Drenasit

16 gusht 2019 | 20:30

Dy persona kanë marrë lëndime trupore pas një vetaksidenti në fshatin Korreticë e lartë në Drenas.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Sipas tij, vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 17:55 ndërkaq lëndime kanë marrë drejtuesi dhe pasagjeri i veturës.

“Rreth orës 17:55 në fshatin Korroticë e lartë është raportuar për një vetaksident trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë me targa vendore. Si pasoje e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, drejtuesi dhe pasagjeri i veturës”, ka thënë ai./kohanet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Australi e Zelandë të Re,…