Dy persona theren me thikë në Mitrovicë

23 maj 2024 | 23:51

Dy persona janë therur me thikë të enjten mbrëma në Mitrovicë.

Policia e Kosovës në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net. ka njoftuar se dy të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Mitrovicë.

“Rreth orës  21:30, është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë kanë kërkuar tretman mjekësor në  emergjencën e spitalit rajonal në  Mitrovicë. Njësitet kompetente policore po merren me rastin”, ka thënë zëdhënësi i PK-së për Mitrovicën, Avni Zahiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se…