Dy persona u vranë të hënën në Zvicër

12 dhjetor 2023 | 08:45

Dy persona janë vrarë të hënën në Zvicër.

Ngjarja tragjike ndodhi në Sion, kryeqytet i Kantonit të Valaisit.

Siç raporton gazeta zvicerane Blick.ch, i dyshuari Raphael B kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të disa personave, ku të vdekur mbetën një burrë 49-vjeçar dhe një grua e moshës 34-vjeçare, e cila u gjet në një parking.

Si rezultat i këtij incidenti ka pasur edhe të plagosur.

I dyshuari fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, por është kapur nga policia pasditen e së hënës në rajonin e “St Leonard”.

Mbi 120 policë ishin të angazhuar në operacionin për kapjen e 36 vjeçarit.

Prokuroria ka nisur një hetim lidhur me rastin.

Policia ende s’ka bërë me dije motivet e krimit.

Por, autori thuhet se i ka njohur viktimat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-drejtori i Policisë,…