Dy prej tre viktimave në Prizren dikur ishin futbollistë, reagon KF Gjakova

17 dhjetor 2023 | 09:08

Një ngjarje e rëndë mbrëmë tronditi tri familje shqiptare si dhe mbarë vendin. Tre të rinjtë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj humbën jetën tragjikisht, siç dyshohet, gjatë një gare ilegale me vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Për vdekjen tragjike të Delijajt e Sylës ka reaguar Klubi i Futbollit “KF Gjakova”.

Me këtë rast kryesia si dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave u kanë shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave.

“Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ishë futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla. Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre. Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi”, thuhet në reagimin e tyre.

Lordi Syla

Molos Delija

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe…