Dy raste me Covid në Samitin e G7-ës në Britani, vetizolohet delegacioni i Indisë

05 maj 2021 | 15:39

Samiti i ministrave të G7-ës mund të jetë kthyer në një vatër të përhapjes se Covid-19.

I gjithë delegacioni i Indisë, i cili gjendet në Britani të Madhe është vetizoluar pasi dy anëtarë të këtij delegacioni kanë rezultuar pozitivë.

“Delegacioni i Indisë do të marrë pjesë virtualisht. Kjo ishte arsyeja pse po zbatojmë një protokoll strikt për Covid-19 dhe testet ditore”,  kanë njoftuar organizatorët e samitit të G7-ës.

India nuk është pjesë e G7-ës, por delegatët e këtij shteti do të merrnin pjesë si të ftuar specialë.

Grupimi i ekonomive më të mëdha dhe të avancuara të botës përbëhet nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Samiti zyrtar i liderëve të G7-ës mbahet muajin që vjen, teksa ministrat e Jashtëm po parapërgatitin terrenin për tema të rëndësishme në takimin e parë me pjesëmarrje fizike në dy vitet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi Mbikëqyrës i “Facebook”-ut të mërkurën ia ka vazhduar pezullimin…