
Dy raste pozitive me Covid-19 në SC Gjilani
Nënkampioni i Kosovës në futboll, Gjilani, ka njoftuar se nga testet për Covid-19 vetëm një futbollist dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitivë, raporton “Epoka e re”.
“Sport Club ‘Gjilani’ informon opinionin publik se pas ritestimeve ditën e sotme në testin për Covid-19, pozitivë kanë rezultuar një futbollist dhe një anëtar i shtabit teknik në skuadrën e Gjilanit. Gjendja e pjesëtarëve të klubit është mjaft stabile, ku ata nuk kanë ndonjë simptomë të virusit Covid-19 dhe janë izoluar në shtëpitë e tyre, kurse ditëve në vijim pritet ritestimi i tyre. Pjesa tjetër e skuadrës e gjitha ka rezultuar negativ në testimin e fundit, ku edhe janë karantinuar në një hotel afër qytetit të Gjilanit, deri në zhvillimin e takimit kundër Tre Pennes në San Marino. Sport Club ‘Gjilani’ falënderon Institutin Kombëtar të shëndetësisë Publike për mundësinë e ritestimeve dhe të gjitha mediumet për bashkëpunimin e ofruar”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.