Dy synimet e Unitedit

08 tetor 2019 | 17:16

Manchester United është duke bërë një sezon skandaloz, ku në tetë takime deri më tani ka arritur që të grumbullojë vetëm 9 pikë.

Ekipi po mendon që të rindërtohet, dhe ka vendosur edhe objektivat për sezonin e ardhshëm. Ata janë dy: Koulibaly i Napolit dhe Rice i West Ham. Klubi anglez sapo i ka rinovuar kontratën deri në vitin 2024 mesfushorit 21 vjeçar dhe nuk e lëshon pa një çmim prej 100-120 milion euro.

Teksa akoma më e vështirë duket situata për Koulibaly, ku presidenti i Napolit u shpreh se nëse Maguire kushton 90 milion euro mbrojtësi i tij kushton 250. Kujtojmë që mbrojtësi anglez u transferua këtë verë pikërisht nga “djajtë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, ka thënë se…