Dy të arrestuar në protestën e VV-së në Tiranë
08 maj 2019
| 21:05
Lëvizja Vetëvendosje! në Shqipëri ka konfirmuar se protesta e organizuar kundër Aleksandar Vuçiqit dhe Millorad Dodikut në Tiranë është mbyllur.
Përmes një postimi në “Facebook”, Vetëvendosje konfirmon se dy persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme.
“Një pjesë e protestuesve janë drejtuar te komisariati nr. 2 për të kërkuar lirimin e dy protestuesve të arrestuar sipas informacioneve të raportuara nga mediat”, thotë VV.
“Godian Feraj është njëri prej të arrestuarve, ndërsa i arrestuari i dyte sipas të gjitha informacioneve quhet Ardit, është nga Puka dhe në moshën 25-26 vjeç”, thuhet në njoftim.



