Dy të lënduar në një aksident në fshatin Peran të Podujevës

18 prill 2021 | 16:33

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të dielën rreth orës 13:30 në fshatin Peran të Podujevës.

Lajmin e ka bërë me dije Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. Ajo ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të njejtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për “KK”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hansi Flick informoi të shtunën se do të largohet nga…