Dy të mitur arrestohen për drogë

22 shtator 2018 | 12:54

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të moshës së mitur janë arrestuar të premten, pasi  janë kapur me substanca të dyshuara narkotike.

Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar moshë e mitur meshkuj K/Shqiptar, pasi gjatë legjitimimit dhe kontrollimit nga Polica, në afërsi i janë gjetur dhe konfiskuar 14 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”, në peshë 27.5 gr. Dy të dyshuarit e mitur pas intervistimit kanë pranuar se substanca e dyshuar narkotike është e tyre, me vendimin e Prokurorit, dërgohen 24 orë në qendrën e mbajtjes”, është thënë në njoftimin e policisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person i dyshuar është arrestuar pasi i njëjti sipas…