Dy të vdekur në aksidentin në Malishevë

31 mars 2022 | 12:59

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mes dy veturave në Drenoc të Malishevës.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës. “Kemi dy të vdekur. Aksident në mes të dy veturave. Ngasësit e të dyja veturave kanë vdekur si pasojë e aksidentit”, tha Graishta.

Tutja ai tha se Njësitet e stacionit policor Malishevë,  trafikut rajonal dhe prokurori janë në vendngjarje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Bruno Fernandes dhe Manchester United do të zgjatin bashkëpunimin…