Dy të vdekur si pasojë e një aksident në Gllarevë të Klinës

23 korrik 2018 | 17:50

Në një aksident rrugor që ka ndodhur të hënën në fshatin Gllarevë të Klinës, në mes të dy makinave dhe një autobusi, kanë humbur jetën dy persona, ndërsa tre persona të tjerë janë lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë me dije se dy të lënduar janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë në Pejë, mirëpo një është dërguar në Prishtinë, pasi ka lëndime të mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Bardh Kelmendi ka një histori interesante në lojën e…