Dy tragjedi brenda një shekulli

08 mars 2019 | 12:57

Muzeu, që duhet t’ua rikujtojë tragjeditë, që mos të përsëriten kurrë më

Shkruan: Lumni Lushaj

Tashmë drita në tunel, më së shpejti edhe mund të bëhet realitet, e të fillojë ndërtimi i një muzeu hebraike – shqiptar dhe një muze për fatet e dy popujve, atij hebraik dhe popullit shqiptar pikërisht në qytetin antik të Prizrenit.
Pse në Prizren?
Kjo edhe mund të duket indikativë, por, në fakt ka shumë arsye. Po të fillojmë mund të numëron sigurisht jo më pak se 77 arsye.
E para sa i përket tani për në Prizren e ku do të jetë edhe muzeu i traditave kombëtare, sikurse brenda vetes ka dy mesazhe, sa njerëzore aq edhe obligative për humanitet. Sepse, muzeu do të jetë një qendër edukative, që do të jetë dritëlinje pikërisht mes hapësirës së vogël të nën qiellit ku ka, minare të Xhamisë së Sinan Pashës, pastaj kambana së Ipeshkëvisë së Kosovës dhe kambanës së Kishës ortodokse. Kjo në vete ka atë mesazhin e bukur njerëzor.

Që për fat të keq, asnjë vend në botë, nuk mund ta përcjellë këtë mesazh human e njerëzor. Qëllimi është që rinia të njoftohen me një kapitullim të zi të historisë Evropiane. Kur bota e re kohës triumfoi mbi nazizmin. E në anën tjetër i dha grushtin meritor një të kaluare që mori mësimin e fitores së mirës mbi të keqen, me faturën e mijëra tragjedive në luftën e Dytë Botërore. Por, ajo tragjedi u ripërsërit tashmë mbi popullin shqiptar duke krijuar kalvarin e ndjekjes dhe krijimit të tokës së djegur siç e donin dhe ëndërronin serbët. Para syve të gjithë botës. Serbia me barbari, para syve të botës ishte në prag të shfarosjes së shqiptarëve, të pafajshëm duke krijuar kalvarin e dhembjes tashmë jo vetëm shqiptare. Por, fal Amerikës dhe intervenimit të NATO-s u shpëtua populli shqiptar.

Duke pa këto dy raste të largëta një rrjetin kohor, po jo shumë të gjatë të orës historike. Urojmë që kurrë mos të përsëritet askund në botë, më luftë botërore, me taban të urrejtjes deri në zhdukje vetëm pse ka fe e besim, apo komb tjetër.

Mesazhi ynë është që duam të përcjellim Paqe e Dashuri për të gjithë popujt e botës, pa asnjë dallim fetar e kombëtar.
Këtë mesazh duhet ta përcjellë Prizreni i traditave të urta njerëzore. Prizreni, që dikur ishte qytet i kryqëzimit të kulturave të botës më të arritur të kohës. Prandaj, ato 180 zeje të zhvilluar këtu, ato shkolla të para të vajzave në Gjuhën Shqipe, janë ajo dëshmi madhore se këtu muzeu tashmë ka marrë ndihmën e madhe në ShBA. Atje tek djepi i kulturës njerëzore, kthehen jeta, fryma, ajri dhe uji i këtij qyteti kanë një shënjetëri, kanë një porosi: Paqe – Dashuri – Mirëkuptim e tolerancë që i duhet njerëzimit. E ku më mirë kjo bëhet, se në Prizren!!!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taylor Swift po reflekton para një momenti të rëndësishëm në…