Dy yjet e NBA-së shërohen nga koronavirusi

28 mars 2020 | 11:03

Ka marrë fund makthi i koronavirusit për dy yjet e NBA-së, Donovan Mitchell dhe Rudy Gobert.

Dy basketbollistët e parë në NBA që rezultuan pozitiv me koronavirus janë pastruar sërish dhe testi i fundit i tyre ka dalë negativ.

Basketbollistët e Utah Jazzit u konfirmuan të prekur nga kjo pandemi më 11 mars dhe që nga ajo kohë ata kanë qëndruar të izoluar në shtëpi.

Edhe pse kanë kaluar këtë virus, Gobert dhe Mitchell do të vazhdojnë të mbeten të distancuar edhe për disa ditë nga pjesa tjetër e skuadrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri duket se do të ndërrojë klub në këtë…