Dybala ende nuk është shëruar nga koronavirusi

29 prill 2020 | 12:36

Asnjë simptomë, por vijon rrugëtimi i gjatë i Paulo Dybala-s kundër Covid-19. Sulmuesi i Juventusit ka rezultuar pozitiv edhe pas tamponit të katërt sipas asaj që raporton “El Chiringuito de Jugones”.

Më 21 mars ishte vetë Paulo Dybala që nëpërmjet një postimi në Instagramin e tij njoftoi se kishte rezultuar sërish pozitiv ndaj koronavirusit, ndërsa sot El Chiringuito ka konfirmuar se për të 4-n herë radhazi, sulmuesi argjentinas ka rezultuar pozitiv.

Bashkë me Dybalën, pozitive ndaj Covid-19 është edhe e fejuara e tij Oriana Sabatini, ndërsa çifti janë duke kaluar kohën në karantinë së bashku, pasi virusi duket se nuk po u shoqërohet me pasoja të rënda, megjithatë mbetet shqetësues fakti që prej 6 javësh vijojnë të jenë të prekur.

Ndërkohë te klubi i Juventusit janë shqetësuar për këtë situatë dhe kanë kërkuar të tjera teste të imtësishme, pasi shpresojnë që argjentinasi të lërë pas sa më shpejt këtë situatë dhe të jetë gati t’i përgjigjet një grumbullimi të mundshëm të skuadrës për të rinisur stërvitjen.

Në Itali shpresonin që të lejohej rinisja e stërvitjes më 4 maj, por qeveria nuk e ka dhënë ende miratimin e saj, ndaj opsioni i mbetur në tavolinë është ai i 18 majit, që do të shtynte edhe rifillimin e sezonit për më 13 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i lartë amerikan i pandemive, Dr. Anthony Fauci ka…