Dyshohen për rrëmbim në tentativë, arrestohen tre persona në Fushë-Kosovë

16 maj 2023 | 23:16

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Fushë-Kosovë, kanë arrestuar të martën tre persona të dyshuar për tentim të rrëmbimit.

Arrestimi i tyre sipas njoftimit është bërë si rezultat hetimeve menjëherë pas denoncimit të rastit.

Të arrestuarit janë: G.M, mashkull 18 vjeç, E.C, mashkull 23 vjeç, D.Xh mashkull 17 vjeç, të gjithë shtetas të Kosovës

Të dyshuarve Policia ka bërë të ditur se u ka sekuestruar dy thika, mulli për bluarjen e narkotikëve, pranga etj. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, mohoi se Ukraina kishte…