Dyshohet se Radoiçiçi ushtroi dhunë brutale ndaj politikanit serb

04 janar 2024 | 21:46

Çedomir Stojkoviç, avokat serb, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të enjten, ka thënë se ish-kandidati për president të Serbisë, Nikolla Sanduloviç, i cili dikur ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë dhe shef i sigurimit të ish-kryeministrit serb, Zoran Gjinxhiç, është rrahur brutalisht nga shërbimet sekrete serbe në ndërtesën e Agjencisë së Sigurimit dhe Intelegjencës (BIA).

Gjithçka dyshohet se ka ndodhur për shkak të një postimi në “X” dy ditë më parë, ku kreu i Partisë Republikane të Serbisë (RS) kishte rikthyer në fokus vizitën e tij në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke shprehur ngushëllime në emër të popullit serb për vrasjen e 50 anëtarëve të familjes Jashari nga ushtria dhe policia serbe në mars të vitit 1998.

Sanduloviç citohet të ketë thënë se në mesin e personave që kanë ushtruar dhunë, ka arritur ta identifikojë politikanin dhe biznesmenin kontravers serb, Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për organizimin dhe sulmin e armatosur terrorist më 24 shtator në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani serb Nikolla Sanduloviq është arrestuar dhe rrahur brutalisht nga…