E çuan për ta bërë synet, vogëlushi hipën në kulm të spitalit nga frika

12 korrik 2019 | 15:12

Një djalë pesëvjeçar në Indonezi ka hipur në kulmim e një klinike mjekësore dhe ka refuzuar të zbriste, pasi prindërit e çuan për ta bërë synet.

Vogëlushi iku nga klinika dhe u ngjit në çatinë e ndërtesës ku ishte duke qëndruar, duke refuzuar që të zbriste për dy orë.

Mjekja dr. Anik Sutari ka thënë se kurrë nuk kishte parë diçka të tillë prej se punon në qytetin e Serangut, kryeqytetin e provincës Banten, në ishullin indonezian të Javas.

Mjekja në llogarinë e saj në “Facebook” ka publikuar fotografinë e vogëlushit teksa qendrore mbi kulmin e spitalit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesor Artan Nimani është zgjedhur të premten rektor i Universitetit…