Artan Nimani zgjedhet rektor i Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë

12 korrik 2019 | 15:11

Profesor Artan Nimani është zgjedhur të premten rektor i Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë.

Nimani është zgjedhur në këtë pozitë nga Këshilli Drejtues i këtij universiteti, i përbërë nga 7 anëtarë, Mazllom Kumnova, Ismet Bardhoshi e Adrian Kryeziu, të cilët janë të emëruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) si dhe të emëruarit nga universiteti, Besim Muhadri, Lulëzim Zeneli, Kushtrim Grezda dhe Labinot Berisha.

Në garë për këtë pozitë kanë qenë Artan Nimani, Kamber Kamberi dhe Sidorela Doli.

Mandati i rektorit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë është katërvjeçar. Deri më tani rektor i këtij universiteti ka qenë Shaban Buza.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë me dije se…